Një person i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës në fshatin Osek Pashë, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Samuell Lleshajn, i cili kërkohej në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga Gjykata.
Pas pranimit të informatave operative dhe verifikimeve të kryera në terren, njësitet policore kanë siguruar informacione se i kërkuari ndodhej në shtëpinë e tij. Pas lokalizimit, ai është arrestuar pa incidente.
Pas përfundimit të procedurave policore, Samuell Lleshaj është dërguar në Institucionin Korrektues në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me 2 vite burgim.
Arrestimi është realizuar në kuadër të ekzekutimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!