image Ekskluzive | U dënua për narkotikë dhe nuk e pagoi gjobën prej 1500 eurove – 25-vjeçari përfundon në burg në Prishtinë

Sinjalizime

Ekskluzive | U dënua për narkotikë dhe nuk e pagoi gjobën prej 1500 eurove – 25-vjeçari përfundon në burg në Prishtinë

news image

Një 25-vjeçar ka përfunduar në burg në Prishtinë pasi nuk kishte paguar gjobën e shqiptuar për rast narkotikësh, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Euron Zeqirin 25 vjeç, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest aktiv.

Sipas informatave, arrestimi është kryer më 14 maj 2026 rreth orës 17:30 në rrugën “Xhem Ternaci” në Prishtinë nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor “Veriu”.

Sinjali mëson se ndaj tij kishte ekzistuar urdhër-arrest për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas autoriteteve, ai ishte dënuar me 1500 euro gjobë, por për shkak të mospagesës, dënimi i ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/