image Po iknin nga dënimet me burg, bien në prangat e Policisë disa të kërkuar nga Gjykatat

Siguri

Po iknin nga dënimet me burg, bien në prangat e Policisë disa të kërkuar nga Gjykatat

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Vetëm gjatë ditës së sotme kanë rënë në pranga të Policisë disa të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Një 28-vjeçar që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, pasi u arrestua sot në fshatin Zhegër. I njëjti ishte dënuar me burgim pasi kishte kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Po ashtu në Mitrovicë, një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore. Ai ka paguar gjobën e dënimit dhe më pas është liruar.

Në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit është dërguar edhe një 30-vjeçar i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në Ferizaj. Ai po kërkohej pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Vjedhje’.

Me urdhëresë të Gjykatës po kërkohej edhe një 40-vjeçar në Rahovec. Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore, mirëpo kishte ikur nga duart e drejtësisë tash e një kohë. 40-vjeçari nga fshati Ratkoc pasi ka paguar gjobën është liruar.

Në Rahovec u arrestua edhe një tjetër i dënuar që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë. 51-vjeçari ishte dënuar me burgim për shkak të veprës penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Pasi ka paguar dënimin në Gjykatë, ai është liruar.

Ndërsa në Klinë është arrestuar një 58-vjeçar i cili ishte dënuar për veprën penale ‘Vjedhje e shërbimeve’. Pas arrestimit ai ka paguar dënimin dhe më pas është liruar.

/GazetaSinjali/