image Nuk e pagoi gjobën për vjedhje, 31-vjeçari nga Obiliqi përfundon në burg në Prishtinë

Sinjalizime

Nuk e pagoi gjobën për vjedhje, 31-vjeçari nga Obiliqi përfundon në burg në Prishtinë

news image

Një 31-vjeçar ka përfunduar në vuajtje të dënimit me burg pasi nuk e kishte paguar gjobën e shqiptuar nga gjykata për veprën penale “Vjedhje”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 20 maj 2026 rreth orës 11:30, Njësia për Realizimin e Urdhëresave ka arrestuar në Obiliq Servan Kurtin, ndaj të cilit ishte aktiv një urdhër i Gjykatës.

Sipas vendimit gjyqësor, ai ishte dënuar me 200 euro gjobë për veprën penale “Vjedhje”, por për shkak të mos pagesës, dënimi i ishte zëvendësuar me 10 ditë burgim.

Pas arrestimit, Servan Kurti është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/