image Ekskluzive | Shkoi vetë në Polici për kundërvajtje trafiku, përfundon në burg me dënim 4-mujor

Ekskluzive

Ekskluzive | Shkoi vetë në Polici për kundërvajtje trafiku, përfundon në burg me dënim 4-mujor

news image

Një 55-vjeçar nga Shtimja ka përfunduar në burg pasi gjatë paraqitjes në Polici për një çështje trafiku rezultoi i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Adem Rexhaj ishte paraqitur në Stacionin Policor në Shtime mëngjesin e 22 majit lidhur me një kundërvajtje trafiku.

Por gjatë verifikimit në sistem, Policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas vendimit të formës së prerë, ai ishte dënuar me katër muaj burg efektiv.

Pas ndalimit, Rexhaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/