Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar në fshatin Zylfaj të Gjakovës, ku policia ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar dhjetë bimë të dyshuara si kanabis sativa.
Sinjali mëson se rasti është hetuar me masa të veçanta nga njësitë kompetente të zonës.
Bimët, me gjatësi prej 120 deri në 180 cm, janë tërhequr dhe shkatërruar përmes djegies më 13 gusht 2025, në prani të hetuesve rajonal dhe prokurorit të krimeve të rënda.
Pas veprimeve hetimore, më 3 shtator 2025 policia ka arritur të identifikojë si të dyshuar personat Ardian Hamza, 24-vjeçar dhe Samuell Lleshaj, 27-vjeçar dhe një të mitur E. Rr.
Rezulton se Samuell Lleshaj tashmë ndodhet në qendrën e paraburgimit, pasi më 11 gusht 2025 ishte arrestuar për një tjetër rast, atë të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.
Ndërkohë, tek Ardian Hamza është kryer urdhërkontroll në shtëpi, por nuk është gjetur material i dyshuar. Ai dhe i mituri janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Kultivimi i bimës”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.