image Edi Rama intervistë për ‘Tuttosport’, flet për skuadrën e Juventusit – Tregon se prej cilit trajner ka mësuar më shumë

Futboll

Futboll/ Edi Rama intervistë për ‘Tuttosport’, flet për skuadrën e Juventusit – Tregon se prej cilit trajner ka mësuar më shumë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për ‘Tuttosport’ ka folur për ekipin e Juventusit.

Përveç gjendjes me koronavirus në Shqipëri, Rama ka treguar se pse e adhuron skuadrën e Juventusit, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Kam luajtur basketboll, kam qenë organizator. Idhulli im ishte Dino Meneghini. Sporti më mëso shumë në aspektin e mentalitetit dhe strategjisë. Gjithmonsë ndiqja skudrata dhe trajnerët e shkëlqyer për të përmirsuar vetën. Kam mësuar shumë dhe jam mirënjohës për mjaft prej tyre, sidomos Jose Mourinhos’, tha fillimisht Edi Rama.

‘Kam mësuar shumë nga Juventusin, me të cilin jam lidhur që kur isha fëmijë. Në periudha të ndryshme ka qenë një shkollë për mua se si të bëjë një grup për të fituar. Juve është për mua mishërimi i shpirtit fitues edhe kur parashikimet e sensit të përbashkët thonë të kundërtën. Kam një uniformë të kësaj skuadre që më ka ndihmuar në stërvitjen time mendore.’, vazhdoi Rama.

Në fund, Rama komentoi veprimin e lojtarëve të Juventusit për të zbritur pagat.

‘Kjo është forca e asaj fryme për të cilën thashë më parë dhe që e bën Juventusin një fe, jo thjesht një ekip i shkëlqyer futbolli’, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/