image Edhe MPJ e demanton lajmin që rusi i shpallur non grata është ende në Prishtinë

Politikë

Edhe MPJ e demanton lajmin që rusi i shpallur non grata është ende në Prishtinë

news image

Pas Zyrës së Presidencës dhe Policisë së Kosovës, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar lidhur me videon e publikuar mbrëmë nga Top Channel, ku shihej një person, i cili sipas televizionit, është Denis Vengerskii, njëri nga dy shtetasit rusë të shpallur persona “non grata” në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

MPJD për Gazetën Sinjali thotë se lajmi lidhur me zyrtarin rus të shpallur person non-grata që gjoja është parë në Prishtinë është i pavërtetë.

“Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja. MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së./GazetaSinjali/