image Zyra e Presidentes e mohon që rusi i shpallur "non grata" është në Kosovë, tregon se kush është personi në video

Politikë

Zyra e Presidentes e mohon që rusi i shpallur “non grata” është në Kosovë, tregon se kush është personi në video

news image

Top Channel mbrëmë publikoi një video, ku shihej një person, i cili sipas televizionit është Denis Vengerskii, njëri nga dy shtetasit rusë të shpallur persona “non grata” në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, ky lajm është demantuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka shkruar në Twitter se personi që shihet në video është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë.

Ndërkaq, sipas tij, Vengerskii është larguar nga territori i Kosovës brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për shpalljen e tij person i padëshirueshëm.

“Dezinformatë: Personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovës dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve, nga shpallja persona ‘non grata'”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/