AC Milan ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku ka bërë të ditur se dy futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Bëhet fjale për Ante Rebic dhe Rade Krunic, shkruan Sinjali Sportiv.
Sipas klubit, futbollistët janë izoluar dhe do të testohen përsëri.
Kurse, pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negativë.
AC Milan do të përballet sot në kuadër të Serie A me Juventusin.