image E pranuan në Polici se kanë kryer vjedhje të ndryshme, kush janë dy hajnat e arrestuar në Ferizaj - Sinjali

E pranuan në Polici se kanë kryer vjedhje të ndryshme, kush janë dy hajnat e arrestuar në Ferizaj

news image

Sot, gjatë një aksioni të Policisë Rajonale në Ferizaj, u arrestuan dy persona që dyshohet të kenë kryer vjedhje në lokale të ndryshme në Ferizaj. Gazeta Sinjali raportoi se ata u kapën pasi në veturën e tyre u gjetën rroba të vjedhura në një qendër tregtare në Ferizaj.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftuan se dy të rinjtë që dyshohen për plot raste të vjedhjeve janë Bujamin Jonuzi, 35-vjeçar dhe Adis Sala, 28-vjeçar.

Pas arrestimit, dy të dyshuarit u dërguan në stacion policor, për t’u përballur me veprën me të cilën ngarkohen.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë dhënies së deklaratave para hetuesve policorë, të njëjtit e kanë pranuar se kanë kryer vjedhje edhe në lokale të tjera.

Pas përfundimit të intervistimit, me aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, po shkaktojnë shqetësim, humbje e pasiguri te qytetarët e vendit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin