image Kapen hajnat që bënin kërdi në lokalet e Ferizajt: Rrëfejnë në Polici se kanë kryer plot vjedhje

Siguri

Kapen hajnat që bënin kërdi në lokalet e Ferizajt: Rrëfejnë në Polici se kanë kryer plot vjedhje

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Për një rast të vjedhjeve nëpër lokalet e veshmbathjeve, ka nisur hetimet së fundmi Drejtoria Rajonale në Ferizaj.

Gjatë një aksioni për kapjen e personave të dyshuar që kanë kryer vjedhje në biznese të ndryshme, Policia ka arritur t’i zbulojë dy hajna, A.S., dhe B.J.,  të cilët u arrestuan mbrëmë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy të rinjtë e dyshuar, u prangosën nga Policia, pasi në veturën e tyre u gjetën rroba të vjedhura në një qendër tregtare në Ferizaj. Pas arrestimit, të njëjtit u dërguan në stacion policor, për t’u përballur me veprën me të cilën ngarkohen.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë dhënies së deklaratave para hetuesve policorë, dy të dyshuarit e kanë pranuar se kanë kryer vjedhje edhe në lokale të tjera.

Pas përfundimit të intervistimit, me aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/