Gonzalo Higuain pritet të jetë njëri nga emrat më të përfolur në merkaton verore.
E ardhmja e tij ende është në udhëkryq, transmeton Gazeta Sinjali.
Juventusi nuk po e dëshiron më në skuadër, prandaj argjentinasi duhet të gjej ndonjë skuadër tjetër.
Një nga hipotezat sipas ‘Gazzeta dello Sport’ është edhe tërheqja nga futbolli.
Përveç kësaj, ai ka dy opsione tjera, të luaj në ligën amerikane apo të rikthehet në River Plate.
Por, çdo gjë mund të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar./Gazeta Sinjali/