image Dybala sërish lëndohet, Juventusi në panik

Futboll

Dybala sërish lëndohet, Juventusi në panik

news image

Paulo Dybala ka futur sërish në panik stafin mjekësor të Juventusit.

Ylli argjentinas u dëmtua në minutën e 54-t në derbin ndaj Torinos dhe kërkoi të zëvendësohej, duke bërë që të bien kambanat e alarmit në prag të sfidës së 1/16-ve të Champions-it, që Juventusi do të luajë javën e ardhshme ndaj Villarrealit.

Nga raportimet e para që vijnë nga mediat italiane, mësohet se fjalë për lodhje të muskujve, gjithsesi Dybala pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara në ditët në vijim.

Argjentinasi më pas u ul në stol duke vendosur akull në kofshën e majtë. Ky ishte dëmtimi i pesë në këtë sezon për Dybalën, që është duke kaluar një nga periudhat më të vështira në karrierë. /Gazeta Sinjali Sporti/