Futbollisti i Juventus, Paulo Dybala pas katër javësh i infektuar me koronavirus, po shkon drejt shërimit.
Argjentinasi ka rezultuar negative në testin e parë dhe tashmë po e pret rezultatin e testit të dytë, shkruan ‘TuttoSport’, transmeton Gazeta Sinjali.
Dybala para këtyre testeve, kishte bërë gjashtë teste ku të gjithë kishin rezultuar pozitiv.
Shërimi i Dybalas do të ishte një lajm fantastik për Juventusin që po bëhet gati për t’u rikthyer në stërvitje./Gazeta Sinjali/