Paulo Dybala është afër që të rinovojë kontratën me Juventusin.
Spekulimet për të ardhmen e Dybalas kanë zgjatur për muaj të tërë me kontratën e tanishme që i skadon në vitin 2022.
Në janar, Dybala do të jetë i lirë që të negociojë me cilin klub të dojë, por Juve po i shpejton hapat për të rinovuar sa më parë me argjentinasin.
Ditë më parë, Dybala gjithashtu konfirmoi se dëshiron të qëndrojë.
“Shpresoj ta mbyllim sa më parë rinovimin e kontratës”, kishte thënë Dybala.
Sipas Goal, palët kanë arritur tashmë marrëveshje për rinovimin deri më 2025, ku Dybala do të fitojë 8 milionë euro në sezon.
27-vjeçari është pjesë e zonjës së vjetër që nga viti 2015. Ai ka bërë deri më tani 259 paraqitje dhe ka shënuar 102 gola.