image Drejtori i Juventusit pranon, De Ligt dëshiron të largohet

Futboll

Drejtori i Juventusit pranon, De Ligt dëshiron të largohet

news image

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka pranuar se Matthijs de Ligt dëshiron të largohet, por ka paralajmëruar Chelsean se të tre palët duhet të jenë të kënaqura.

Mbrojtësi holandez ka një kontratë deri në qershor 2024 dhe Zonja e Vjetër ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij për disa muaj. Megjithatë, De Ligt dëshiron të largohet nga klubi dhe Chelsea tani po negocion për nënshkrimin e tij.

“Ne kthehemi të flasim për lojtarët që ndjekin këshillat e agjentëve apo kolegëve në vend të klubit”, tha Arrivabene për gazetën Tuttosport.

“Sot, mbajtja e një lojtari që dëshiron të largohet është e pamundur. Nuk ka të bëjë gjithmonë me paratë dhe nëse dikush dëshiron të shkojë, mos i thuaj thjesht: ok, vazhdo.

Është e vështirë të mbash një lojtar, por të gjithë ata që ulen në tryezën e negociatave duhet të jenë të kënaqur. Kush ka paratë fiton.”

De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajax në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në 2019. Ai ka shënuar tetë gola në 117 paraqitje me Biankonerët, duke fituar titullin e Serie A në 2019-20, sezoni i tij i parë në klub.

Oferta e fundit e Chelseat për De Ligt është 40 milionë euro plus Timo Werner ose Christian Pulisic, por Juventusi dëshiron një ofertë më të lartë për të shitur mbrojtësin e tyre.

/GazetaSinjaliSport/