Transferimi i Angel Di Marias tek Juventusi pritet të kollapsojë.
Argjentinasi duket se do ta refuzojë klubin italian për ‘arsye personale’.
Lajmin e ka raportuar gazetari i njohur në Twitter, Matteo Moretto.
Ai ka theksuar se transferimi pritet të dështojë pasi argjentinasi nuk e dëshiron këtë lëvizje për ‘arsye personale’, teksa kjo mund t’i hapë rrugë skuadrave si Benfica e Barcelona për një lëvizje të mundshme, të cilat raportohet se janë të interesuara për shërbimet e argjentinasit.