image Di Maria pranë transferimit te Juventusi

Futboll

Di Maria pranë transferimit te Juventusi

news image

Periudha jashtëzakonisht e suksesshme shtatëvjeçare e argjentinasit në Parc des Princes tani po i afrohet fundit dhe një kalim në Itali mund të jetë gati.

Mediumi britanik ‘Goal’, ka konfirmuar se Juventusi është në bisedime për të nënshkruar me Angel Di Marian për një transferim të lirë, pasi Paris Saint-Germain ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e rinovimit të kontratës me anësorin.

Di Maria i ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij në PSG, i cili fillimisht ishte transferuar nga Manchester United për 52 milionë euro (44 milionë £/57 milionë dollarë) në gusht 2015.

34-vjeçari ka qenë një anëtar kyç i skuadrës së Mauricio Pochettino këtë sezon, por mund të kalojë në një sfidë të re në Itali këtë verë.

Goal ka kuptuar se Juve kishte eksploruar mundësinë e një marrëveshjeje për Di Maria për disa javë, dhe se ditët e fundit ata kanë hapur negociatat me përfaqësuesit e tij.

Gjigantët e Serisë A i kanë propozuar reprezentuesit argjentinas një kontratë njëvjeçare, por bisedimet janë ende duke vazhduar në lidhje me një opsion për një sezon të dytë.

Rregullat e Serie A mund t’i lejojnë Juventusit të kursejë një shumë të konsiderueshme parash duke nënshkruar një lojtar nga një vend i huaj dhe Massimiliano Allegri beson se Di Maria do të ishte një përshtatje ideale për skuadrën e tij për shkak të cilësisë dhe përvojës së tij.

PSG ka opsionin që të rinovojë automatikisht kontratën e Di Marias për një sezon tjetër, por Goal ka mësuar se ata nuk do të aktivizojnë klauzolën.

Anësori dëshironte të qëndronte në Parc des Princes sepse familja e tij është vendosur në Paris dhe nuk ka menduar të rikthehet në Argjentinë sepse nuk dëshiron të pranojë një ulje të madhe pagash.

Sidoqoftë, pandemia e Covid-19 ka ndikuar negativisht në financat e PSG-së dhe ata do të preferonin të hiqnin dorë nga paga e Di Marias, duke lejuar që kontrata e tij të skadonte më 30 qershor.

Di Maria ka regjistruar 91 gola dhe 117 asistime në 291 paraqitje për gjigantët francezë deri më sot, dhe fitoi titullin e tij të pestë në Ligue 1 me klubin pas barazimit 1-1 me Lens të shtunën.

/GazetaSinjaliSport/