image Di Maria merr numrin e Chiesas te Juventusi

Futboll

Di Maria merr numrin e Chiesas te Juventusi

news image

Juventus njoftoi se nënshkrimi i ri Ángel Di Maria do të veshë fanellën nr. 22.

Sezonin e kaluar, numri 22 u vesh nga Federico Chiesa dhe raportet nëpër mediat italiane sugjerojnë se ai do të marrë fanellën me numrin 7.

Pas largimit të nxituar të Cristiano Ronaldo-s verën e kaluar, ajo fanellë u zgjodh përfundimisht nga Dushan Vlahović në janar. Megjithatë, duket se sulmuesi i Serbisë e ka rrëmbyer numrin 9.

Paul Pogba pritet të ketë fanellën me numrin 10 që kishte veshur në sezonin e fundit të qëndrimit të tij të parë në Bardhezi. Numri 10 është i lirë pas largimit të Paulo Dybala.

/Gazeta Sinjali Sporti/