image Detaje të reja nga tentim vrasja ku u plagosën burrë e grua në Bardhosh: 5 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes

Siguri

Detaje të reja nga tentim vrasja ku u plagosën burrë e grua në Bardhosh: 5 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi për një tentim vrasjen në Bardhosh, ku u plagosën dy persona, burrë e grua, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit nga një veturë në lëvizje lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave mashkull dhe femër.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur.

Në lidhje me këtë rast janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole.

/GazetaSinjali/