image Dy të plagosur me armë zjarri në Bardhosh

Siguri

Dy të plagosur me armë zjarri në Bardhosh

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha që dyshohet se janë plagosur dy persona, ndërkaq të dyshuarit nuk janë identifikuar akoma.

“Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, tha ai.

Ai bëri të ditur se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha ai./GazetaSinjali/