image Arrestohet i dyshuari që plagosi burrë e grua në Bardhosh të Prishtinës

Siguri

Arrestohet i dyshuari që plagosi burrë e grua në Bardhosh të Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për “Vrasje në tentativë”, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri një burrë dhe një grua, pasditen e sotme, në fshatin Bardhosh të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, Policia njofton se ka bastisur dy lokacione, ku ka gjetur një armë zjarri, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

“Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti.”/GazetaSinjali/