image Detaje të reja nga arrestimi i zyrtarëve komunalë në Ferizaj – U sekuestruan mbi 17 mijë euro

Siguri

Detaje të reja nga arrestimi i zyrtarëve komunalë në Ferizaj – U sekuestruan mbi 17 mijë euro

news image

Dje Gazeta Sinjali raportoi se janë arrestuar 12 persona për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “dhënia e ryshfetit”, në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj.

Sot, Gazeta Sinjali nga burimet e veta ka siguruar detaje të reja.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit në zyrën e 12 zyrtarëve dhe në 12 lokacione të tjera, janë sekuestruar si prova materiale, 17.700 euro, pushkë gjuetie, 2 pistoleta, 8 karikatorë, 54 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 telefona mobilë, 1 çekan për damkosje dhe disa materiale tjera si fletore gjepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte e formularë të ndryshëm.

/Gazeta Sinjali/