image Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti

Drejtësi

Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot janë arrestuar 12 persona për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ,“marrje e ryshfetit”, dhe “dhënia e ryshfetit”, në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në mesin e të arrestuarve janë katër teknik të pylltarisë, katër rojtar të pyjeve si dhe katër qytetarë nga Komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 si dhe ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 dhe ‘Dhënia e Ryshfetit’ nga neni 422 nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Sinjali/