image Detaje nga rrahja në Pallatin e Drejtësisë/ I paraburgosuri ia theu dhëmbin me grusht dhëndrit të tij - Sinjali

Detaje nga rrahja në Pallatin e Drejtësisë/ I paraburgosuri ia theu dhëmbin me grusht dhëndrit të tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rrahje që ka ndodhur në Pallatin e Drejtësisë, në Prishtinë, pak para fillimit të një seance gjyqësore për një rast të dhunës në familje.

Sinjali mëson se 53-vjeçari me inicialet H.H. (emër i njohur për redaksinë), ishte i paraburgosur për një rast të dhunës në familje dhe po priste në sallën e Gjykatës për fillimin e seancës në rastin për të cilin akuzohet.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se derisa po priste që të fillonte seanca, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij me iniciale S.S. (emër i njohur për redaksinë), siç i tha më vonë Policisë, ‘pas disa provokimeve me gjeste’ që pretendon se i ka bërë dhëndri.

Nga goditjet me grushte, Sinjali mëson se në prani të gardianëve, 53-vjeçari ia ka thyer një dhëmb dhëndrit.

Në vendin e ngjarjes pastaj ka ardhur një patrullë policore që e ka shoqëruar H.H., në stacion policor.

Ndërkaq, Sinjali merr vesh se Prokurori i rastit ka urdhëruar që i dyshuari, pas intervistimit, të dërgohet në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin