image Rrahje në Pallatin e Drejtësisë para fillimit të seancës gjyqësore, miku sulmon dhëndrin

Siguri

Rrahje në Pallatin e Drejtësisë para fillimit të seancës gjyqësore, miku sulmon dhëndrin

news image

Pak para fillimit të një seance gjyqësore për një rast të dhunës në familje, në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, Sinjali mëson se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një rrahje.

H.H. (emër i njohur për redaksinë), i cili po priste në sallën ku do të mbahej seanca dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij S.S. (emër i njohur për redaksinë) që po ashtu po priste aty.

Gazeta Sinjali ka siguruar deklaratën që i dyshuari ka dhënë në Polici. 53-vjeçari është arsyetuar se e ka sulmuar fizikisht S.S., pasi që sipas tij, ky i fundit e kishte provokuar me gjeste.

Për shkak të goditjeve që i ka marrë nga 53-vjeçari, S.S., është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, Sinjali mëson se Prokurori i rastit ka urdhëruar që i dyshuari, pas intervistimit, të dërgohet në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/