image Detaje nga aksidenti në Gjakovë, gjashtë të lënduar

Siguri

Detaje nga aksidenti në Gjakovë, gjashtë të lënduar

news image

Gazeta Sinjali më parë raportoi për një aksident, i cili ka ndodhur në lagjen Dardania në Gjakovë.

Nga pamjet e siguruara, shihet se në këtë aksident të rëndë, i cili ndodhi në orën 12:05, janë përfshirë një autoambulancë dhe një veturë e tipit Golf 5.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia, të cilët thonë se si pasojë, e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Sot me datën 30.06.2022 rreth orës 12:05, është pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Gjakovë në mes të një autoambulance dhe një veture. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë“, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Njesitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke vazhduar me hetime mbi aksidentin.

/GazetaSinjali/