image Autoambulanca përfshihet në një aksident të rëndë në Gjakovë, ka të lënduar (PAMJE)

Siguri

Autoambulanca përfshihet në një aksident të rëndë në Gjakovë, ka të lënduar (PAMJE)

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot gjatë mesditës, në Piskot të Gjakovës, rruga Gjakovë – Pejë.

Në aksidentin ku është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë e tipit Golf 5, ka edhe të lënduar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët thonë se rasti është në hetime e sipër.

Mund të ju konfirmoj se ka edhe të lënduar“, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/