Juventus mposhti Interin pas një drame në gjithë ndeshjen, e që ishte e vlefshme për xhiron e 37-të të Serie A-së, shkruan Sinjali Sport.
“Bianconeri” e mposhti rivalin “Nerazzurri” me rezultat 3-2, pas shumë ngjarjeve të ndryshme gjatë gjithë lojë.
Juventusi kaloi në epërsi e para nëpërmjet Cristiano Ronaldos, që realizoi pas kthimit të topit nga penaltia e humbur, më pas mysafirët barazuan me Lukakun, pastaj në fund të pjesës së parë Cuadrado kaloi në epërsi vendasit duke shkuar në zhveshtore me epërsi.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, ku Bentancur në minutën e 55-të u ndëshkua me karton të kuq, pas këtij rasti Pirlo e largoi nga loja Ronaldon, duke u munduar që ta ruajë rezultatin.
Por kjo nuk shkoj gjatë, pasi kapiteni i skuadrës Chiellini realizoi autogol në minutën e 83-të.
Performancen fantastike të Cudrados, nuk e lejoj vet kolumbiani të shkoj huq, pasi që vet në minutën e 88-të e nxori një penalti të cilën e akordoi personalisht në mungesë të Ronaldos duke ia siguruar fitoren e rëndësishme ekipit të tij.
Kjo nuk ishte e tëra në këtë përballje, sepse Brozovic u përkujdes edhe për një karton të kuq pas ndërhyrjes në Cuadradon.
Me këtë fitore “zonja e vjetër” ngritët në pozitën e katërt me 75 pikë, mirëpo një lojë më shumë se Napoli që ka dy pikë më pak.
Interi nuk ndryshon në renditje edhe pas humbje, duke e ditur që është kampion i këtij sezoni.