Skuadra e Romës sonte takohet me Juventusin në derbin e javës në Seria A.
Roma dhe Juventus luajnë në “Olimpico” me fillim nga ora 18:30, në kuadër të xhiros së 21-të.
Mourinho ka vendosur që të startojë me të sapo transferuarin Niles, kurse në 11’shen e parë inkuadrohet edhe Gyan, kurse tek Juve startojnë Chiesa e Kean në sulm, bashkë me Dybala.
Ja formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio; Smalling, Cristante, Ibanez; Maitland-Niles, Veretout, Mkhitaryan, Pellegrini, Vina; Afena-Gyan, Abraham
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, De Sciglio; Bentancur, Locatelli; McKennie, Dybala, Chiesa; Kean.