Në seancën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur mosmarrëveshje mes shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo mosmarrëveshje filloi pak para se Kuvendi t’i përfundoj punimet, por gjatë përfundimi të seancës, debat i ashpër është zhvilluar edhe mes dy deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusarit-Lila dhe Dimal Basha.
Nuk dihet nëse debati mes Kusari-Lila dhe Dimal Bashës kishte të bënte me përplasjen e deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Debati i tyre shihet se është i nxehtë, ku Basha lëshon Kuvendin, ndërsa Kusari-Lila vazhdon të qëndroj në Kuvend dhe bisedon me ministrinë e Financave, Hekuran Muratin./GazetaSinjali/