Matthijs de Ligt ka thënë se ishte i befasuar me kalimin e tij te Juventusi, madje as që mund ta besonte një gjë të tillë.
Mbrojtësi holandez ka zbuluar se ishte ndjerë sikur në një dyqan ëmbëlsirash kur kishte takuar për herë të parë Cristiano Ronaldon dhe Ginaluigi Buffonin.
“Juventusi më kishte thënë se unë jam i ri, mirëpo ata duan të më blejnë mua se mund të përballojë presionin dhe jam shumë i matur”, ka zbuluar ai.
“Më thanë po ashtu se do të ishte e vështirë për një 19-vjeçar që të shkojë me një vend tjetër dhe të adaptohet shpejtë”.
“Kur shkova për herë të parë në zhveshtore, më dukej se isha në një dyqan të ëmbëlsirave, aty ishin Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo”, ka shtuar më tej De Ligt.
Mbrojtësi kaloi te Zonja e Vjetër në verën e vitit të kaluar nga Ajaxi për shumën e 75 milionë eurove.