image Danilo ndjek rrugën e Allegrit dhe Szczesnyt: Juventusi duhet të fillojë të fitojë përsëri

Futboll

Danilo ndjek rrugën e Allegrit dhe Szczesnyt: Juventusi duhet të fillojë të fitojë përsëri

news image

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo ka thënë se klubi duhet të fillojë të fitojë sërish.

Braziliani ka fituar titujt e ligës me Real Madridin dhe Manchester Cityn, si dhe me Juventusin, por në dy sezonet e fundit bardhezinjtë çaluan në vendin e katërt.

Dhe Danilo ka ndjekur trajnerin Massimiliano Allegri dhe portierin Wojciech Szczęsny duke i kërkuar klubit të bëjë përmirësime.

I pyetur se cilat ishin objektivat e Juventusit për sezonin, ai tha për faqen zyrtare të klubit: “Për të filluar sërish fitimin.

Dhe kjo arrihet vetëm me punë në fushë, në anën fizike, atletike, teknike dhe mendore, duke mbajtur këmbët në tokë dhe duke shkuar në çdo ndeshje me të njëjtin mentalitet.”

Danilo po përgatitet të përballet me ish-skuadrën e Real Madridit në Pasadena të shtunën në një miqësore para-sezonale dhe, përpara ndeshjes, ai shtoi: “Do të jetë një lojë e mrekullueshme, vërtet emocionuese për mua pasi kalova dy vjet në Madrid.

“Ne po punojmë mirë në këto ditë, duke eksperimentuar sisteme të reja. Për shembull, ne po punojmë për atë që duhet të jetë, në një kuptim pozitiv, arroganca jonë, duke qenë gjithmonë proaktivë dhe duke dashur të kontrollojmë ndeshjen.”

Danilo luajti për Madridin nga viti 2015 deri në vitin 2017, duke fituar dy herë La Liga-n si dhe Ligën e Kampionëve – duke përfshirë sezonin e tij të fundit ku ata mundën Juventusin në finale.

Më pas ai u transferua në Manchester City, ku fitoi tituj të njëpasnjëshëm në Premier League përpara se të bashkohej me Juventusin si pjesë e një marrëveshjeje që João Cancelo të lëviz në drejtimin tjetër.

Danilo fitoi Serie A në sezonin e tij të parë në Itali për të bërë pesë tituj radhazi në tre vende të ndryshme.

/GazetaSinjaliSport/