Pas kolegut të tij Peter Bosh, pasdija i ka takuar Antonio Contes të paraqitet në sallën për shtyp të “Merkur SpielArena” të Dusseldorfit në prag të sfidës së vlefshme për 1/8-at e Ligës së Evropës.
Ndër tjerash, trajneri i Interit u pyet dhe foli edhe për emërimin e Andrea Pirlos në postin e trajnerit të Juventusit, ndërsa tha se është shumë i lumtur për ish-mesfushorin, transmton Sinjali Sportiv.
“Jam shumë i lumtur për Andrean. Përtej asaj që më ka dhënë nga pikëpamja futbollistike, është një person i shkëlqyer, për të cilin kam një konsideratë të veçantë. Për të tjerat, kjo pjesa që lojtarët të cilët më përpara stërvisja sot janë trajnerë, më bën të mendoj se po filloj të plakem”, tha Conte.
Duke folur për ndeshjen e sotme kundër Bayer Leverkusen, Conte tha se është i vetëdijshëm për forcën dhe talentët e klubit gjerman, megjithatë tha se ka besim të plotë te skuadra e tij dhe nuk fshihet. /Sinjali Sportiv