Juventusi po planifikon të godasë fuqishëm botën e futbollit me dy transferime.
“Zonja e vjetër” do të synojë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan dhe qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.
Kampioni i Italisë qysh moti e ka admiruar punën e Guardiolas dhe sipas “The Sun”, ata do të bëjnë çfarëdo që të jetë e nevojshme për ta joshur.
Juventusi ka “rrëshqitur” javën e kaluar në luftë për titull, dhe tani gjendet prapa Interit, dhe raportet theksojnë se bordi është i pakënaqur me trajnerin e tanishëm, Maurizio Sarri.
Një tjetër dëshirë e ekipit italian është Virgil van Dijk, transmeton Gazeta Sinjali.
Holandezi u shpall lojtari i vitit sezonin e kaluar dhe Juventusi do të jenë në gjendje të japin 150 milionë funta për të./Gazeta Sinjali/