Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka treguar se cilat klube i kishte refuzuar gjatë kohës kur luante në Livorno, Serie C, transmeton Sinjali Sport.
Futbollisti italian tha se në atë kohë kishte marrë ofertë nga Arsenali dhe Interi.
Duke folur për për refuzimin e Arsenalit, tha se këtë e kishte bërë që të mos e tradhëtonte Livornon.
“Në prapavijë, isha një budalla që e refuzova atë ofertë. Isha 16 vjeç, po luaja në Serie C dhe mora një ofertë të madhe prej pak më pak se 200 milionë lireta. Pranimi i tij, atëherë, do të më kishte dhënë përshtypjen e tradhtisë së Livorno.”, deklaroi futbollisti.
“Një vit ata më thirrën më 31 janar, për të më thënë: ‘Duhet të nënshkruash me Interin’. Unë nuk pranova. Isha në vitin e katërt të shkollës së mesme, nuk doja të shkoja askund”, tregoi Chiellini./Sporti në Sinjali/