Giorgio Chiellini është ‘gati’ për një ‘përvojë të re jashtë vendit’ dhe Los Angeles FC nga MLS pritet të njoftojë nënshkrimin e tij sot.
Italiani u largua nga Juventusi një vit para përfundimit të kontratës së tij pas përpjekjes së dështuar të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A në maj dhe u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në fillim të muajit pas një humbjeje 3-0 kundër Argjentinës në stadiumin Wembley.
Ai tani është gati të fluturojë jashtë shtetit, ku do të bashkohet me Los Angeles FC. Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadra e MLS do të njoftojë nënshkrimin e tij sot.
“Më duhet një eksperiencë jashtë vendit për ta përfunduar gradualisht karrierën time të lojës”, tha 37-vjeçari për Radio Anch’Io lo Sport. “Unë mund të kaloj në një ligë në rritje për të mësuar diçka gjithashtu.
Jam gati për një rol të ri në fushë”, vazhdoi Chiellini. “Por mendërisht, do të isha gjithashtu gati të bëhesha drejtor.
Do të doja të dija gjithçka që ndodh rreth fushës, brenda zyrave, por kërkon kohë, durim dhe dëshirë për të sakrifikuar. Do të flasim sërish pas disa vitesh dhe shpresoj se do të kem kuptuar veçoritë dhe vështirësitë e rolit.
Aventura ime në SHBA do të më përgatisë për atë që do të ndodhë më pas“, u shpreh italiani.
Chiellini u pyet gjithashtu për mendimet e tij për sezonin e ardhshëm dhe kush do të jetë favorit për të fituar titullin në Serie A.
“Mendoj se Interi është ende përpara gjithë të tjerëve, edhe për sezonin e ardhshëm dhe edhe pse humbën titullin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në gusht-shtator“, pëfundoi Chiellini.