image Chelsea i hakmerret ‘keq’ Juventusit, si dhe ia rrëmben pozitën e liderit

Futboll

Chelsea i hakmerret ‘keq’ Juventusit, si dhe ia rrëmben pozitën e liderit

news image

Derbi i natës së sotme në Champions League u zhvillua në Londër, shkruan Sinjali Sport.

Chelsea bindshëm fitoi ndaj Juventusit me rezultat të thellë 4-0.

Si shpeshherë këtë sezon edhe sot, mbrojtësit e klubit shënuan gola, ku qendër mbrojtësi Chalobah e hapi sfidën, James e dyfishoi ndërsa mesfushori Odoi e realizoi golin e tretë, përderisa takimin e mbylli Werner me golin e fundit.

Kampioni evropian iu hakmorr Bianconerit për disfatën në ndeshjen e parë në Torino.

Me këtë fitore blutë ia rrëmbyen edhe pozitën e parë, ku kanë 12 pikë, po aq sa edhe zonja e vjetër, por për shkak të golaverazhit zbret në vendin e dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/