Emre Can ka thënë se nuk është i lumtur të skuadra e Juventusit, por beson se do të ketë rast për të luajtur përsëri kur të kthehet nga Gjermania.
Can u la jashtë Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk ka filluar një ndeshje të vetme për këtë sezon.
“Unë nuk jam i lumtur tani në Juventus. Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshje të rëndësishme dhe gjithashtu kam luajtur mirë”, ka thënë ai.
Më tutje mesfushori është shprehur optimist se do të luajë për klubin kur të kthehet nga Gjermania./Gazeta Sinjali/