Janë publikuar formacionet për duelin mes Bolognas dhe Juventusit, raporton Sinjali Sport.
Përballja do të zhvillohet nga ora 18:00, e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.
Zonja e vjetër këtë sezon është duke pasur vështirësi, duke u renditur e shtata me 28 pikë, derisa vendasit me 24 pikë janë në vendin e dhjetë.
11-shet startuese janë këto:
Bologna (3-5-2): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic.
Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Pellegrini; McKennie, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; Kean, Morata. /Gazeta Sinjali Sporti/