Dejan Kulusevski është futbollist i Juventusit, e që së fundmi ka folur rreth frymzimit të tij për t’ju bashkuar në formë huazimi skuadrës së Parmës.
Kulusevski tregoi që ai është inspiruar nga Adnan Januzaj që t’i bashkohej Parmës, transmeton Gazeta Sinjali.
Futbollisti po ashtu tregoi që ai dëshiron të jetë si Kevin De Bruyne mirëpo Adnan Januzaj vazhdon të jetë idhulli i tij.
“Isha në Suedi për të parë Manchester United dhe pashë kur Januzaj bëri debutimin e tij. Ai hyri në fushë me karakter të jashtëzakonshëm, edhe pse ishte ndeshja e tij e parë profesionale. Unë i thashë babait tim që dua të jem si ai, unë dua të luaj si ai”, tregoi Dejan Kulusevski.
Edhe pse Januzaj nuk kaloi formë të mirë te United, sipas Kulusevskit futbollisti i Real Sociedad ka një karrierë të shkëlqyeshme.
/Gazeta Sinjali/