image Barcelona nuk dorëzohet për Lewandowskin, ka gati kontratën për polakun

Futboll

Barcelona nuk dorëzohet për Lewandowskin, ka gati kontratën për polakun

news image

Robert Lewandwoski vazhdon të mbetet një prioritet për Barcelonën, transmeton Sinjali Sport.

Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimet e reja në lidhjen me të ardhmen e Robert Lewandowskit.

Sipas Romanos, pavarësisht deklaratave zyrtare nga dy klubet, Barcelona nuk do të heqë dorë nga Lewandowski. Ai është prioriteti dhe Barça do t’i ofronte atij marrëveshje trevjeçare/dyvjeçare.

Romano shton se Bayern megjithatë dëshiron të mbajë Lewandowskin, siç i kanë thënë agjentit të tij në takimin hapës.

/GazetaSinjaliSporti/