image Barcelona i bën ofertë të re Bayernit për Lewandowskin

Futboll

Barcelona i bën ofertë të re Bayernit për Lewandowskin

news image

Transferimi i Robert Lewandowskit tek Barcelona duket të jetë i pashmangshëm.

Lojtari tash e një kohë ka shprehur dëshirën për largim nga Bayerni, me destinacionin vetëm të preferuar që është Barcelona.

Sipas raporteve të fundit nga Franca, Barcelona ka bërë një ofertë të re ndaj Bayernit për sulmuesin polak, që i afrohet kërkesave të klubit gjerman.

Siç raporton RMC, Barça ka bërë një ofertë të re për të tentuar transferimin e Lewandowskit, e vlerësuar në 50 milionë euro pa përfshirë bonuset.

Një propozim ky që i afrohet kërkesave bavareze, shton mediumi francez.

Blaugranasit shpresojnë që me këtë ofertë të bindin udhëheqësit gjerman për lejimin e sulmuesit polak që t’i bashkohet spanjollëve.

/GazetaSinjaliSport/