image Lewandowski i afrohet transferimit te Barcelona

Futboll

Lewandowski i afrohet transferimit te Barcelona

news image

Barcelona është duke avancuar drejt një marrëveshjeje për të nënshkruar me Robert Lewandowski nga Bayern Munich.

Athletic ka kuptuar se marrëveshja ende nuk është rënë dakord, por ka optimizëm rreth situatës se lëvizja do të ndodhë.

Lewandowski, 33, ka qenë në qendër të një sage transferimi që kur tha se nuk do të rinovonte kontratën e tij me Bayern në maj dhe shprehu dëshirën për t’u larguar.

Athletic raportoi të mërkurën e kaluar se kushtet personale tashmë ishin rënë dakord, me Barcelonën që paraqiti një ofertë prej 40 milionë euro për polakin.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha javën e kaluar se klubi ishte ende duke pritur për një përgjigje nga Bayern për ofertën e tyre për Lewandowski.

Vera e klubit katalanas është penguar nga kufizimet e tyre financiare dhe duhet të balancojnë financat para fundit të qershorit.

Pavarësisht se marrëveshjet ishin dakorduar shumë përpara, ata njoftuan vetëm nënshkrimet e Andreas Christensen dhe Franck Kessie për transferime falas nga Chelsea dhe AC Milan në ditët e fundit.

Ata erdhën pasi Barcelona shpalli “levat” e tyre të para ekonomike – duke shitur 10 për qind të të drejtave të tyre televizive për 25 vitet e ardhshme për 267 milionë euro firmës amerikane Sixth Street.

Ndërkohë, Lewandowski ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje për Bayernin, përfshirë 98 gjatë dy sezoneve të fundit.

Në maj, ai tha: “Historia ime me Bayernin ka marrë fund, nuk mund të imagjinoj bashkëpunim të mëtejshëm të mirë.

Shpresoj se nuk do të më pengojnë (të largohem) vetëm sepse munden. Një transferim është zgjidhja më e mirë për të gjithë.”

/GazetaSinjaliSport/