image Largimi i Lewandowskit, drejtori sportiv i Bayernit flet për gjasat e Cristianos për t'iu bashkuar klubit gjerman

Futboll

Largimi i Lewandowskit, drejtori sportiv i Bayernit flet për gjasat e Cristianos për t’iu bashkuar klubit gjerman

news image

Robert Lewandowski do të largohet zyrtarisht nga Bayerni për t’iu bashkuar Barcelonës.

Polaku do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin spanjoll dhe pritet t’i bashkohet skuadrës të dielën në Amerikë në turin parasezonal.

Pas largimit të polakut, Bayerni tashmë duhet të mendojë për një zëvendësues të tij dhe Cristiano Ronaldo është parë si një zëvendësues i mundshëm, pasi po kërkon largimin nga Manchester United.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Saliamidzic ka folur edhe njëherë për një lëvizje të Cristiano Ronaldos në bavari.

“Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, sukseset dhe karrierën e tij. Por edhe një herë: kjo ishte dhe nuk është një temë për ne”.

Sipas Romanos, agjenti i tij Jorge Mendes ende po shtyn për një lëvizje – por tani pozicioni i Bayernit duket më se i qartë

/GazetaSinjaliSport/