image Lewandowski prezantohet te Barça në Amerikë: Jam në vendin më të mirë për të fituar tituj

Futboll

Lewandowski prezantohet te Barça në Amerikë: Jam në vendin më të mirë për të fituar tituj

news image

Robert Lewandowski sot është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Barcelonës.

Polaku u transferua te Barcelona pas tetë sezonesh të shpenzuara tek Bayerni.

Ai nënshkroi kontratë katër-vjeçare dhe i kushtoi klubit 50 milionë euro.

Pas prezantimit, Lewandowski ka thënë fjalët e parë si një blaugranas i ri.

Duke folur në spanjisht ai e nisi intervistën duke qeshur: “Mirëmëngjes, ju faleminderit shumë të gjithëve. Unë quhem Robert, unë jam nga Polonia dhe jetoj në Barcelonë.”

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dje pashë potencialin që ka ky ekip dhe jam gati të jem pjesë e këtij klubi të madh.

Në botën e futbollit është shumë e rëndësishme të duash të fitosh dhe mendoj se jam në vendin më të mirë për ta bërë këtë”, ka deklaruar sulmuesi polak.

/GazetaSinjaliSport/