image Lewandowski ia siguron fitoren e tretë radhazi Barcelonës

Futboll

Lewandowski ia siguron fitoren e tretë radhazi Barcelonës

news image

Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “El Sadar” ndaj Osasuna, e cila përfundoi me rezultatin 1:2.

Jules Kounde (45+1’) dhe Robert Lewandowski (86’ nga penalltia) shënuan golat e fitores për “Blaugranët”.

Golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Chimy Avila (76’).

Vlen të theksohet se te katalonasit debutuan sonte dy përforcimet e verës, Joao Felix dhe Joao Cancelo. Felix luajti nga minuta e 80-të, kurse Canceloa nga minuta e 59-të.

Barcelona pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë, me pikë të njëjta me Gironan dhe me dy pikë më pak se lideri, Real Madridi.

Osasuna ka gjashtë pikë dhe ndodhet në pozitën e 10-të.

/GazetaSinjaliSport/