image Lewandowski martohet për herë të dytë me partneren e tij

Bota e Yjeve

Lewandowski martohet për herë të dytë me partneren e tij

news image

Futbollisti i famshëm, Robert Lewandowski, 34 vjeç dhe gruaja e tij Anna, 33 vjeçe, bënë një postim surprizë në rrjetet sociale, duke njoftuar se kishin vendosur të “martoheshin përsëri”.

Në këtë mënyrë, ata ribënë betimet e tyre martesore dhe vendimi për të bërë një lëvizje të tillë në këtë moment me shumë mundësi nuk është aspak i rastësishëm.

Në qershor, një nga çiftet më të famshëm polakë festoi 10-vjetorin e martesës dhe fryt i dashurisë së tyre janë dy vajza – Klara gjashtëvjeçare dhe Laura trevjeçare.

/GazetaSinjali/