image Largimi i Lewandowskit nga Bayerni, skuadra nga Bundesliga bën postimin epik për polakun

Futboll

Largimi i Lewandowskit nga Bayerni, skuadra nga Bundesliga bën postimin epik për polakun

news image

Robert Lewandowski u largua nga Bayerni pas 8 viteve, duke u transferuar te Barcelona.

Polaku nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin blaugranas.

Largimit të 33-vjeçarit duket se i janë gëzuar skuadrat kundërshtare të Bayernit në Bundesliga.

Skuadra gjermane Augsburg ka reaguar në Twitter për largimin e polakut, duke i uruar fat atij por duke thënë se ai nuk do t’u mungojë atyre në Bundesliga.

“Urime. Nuk mund të themi që na mungon”, ka shkruar skuadra e Augsburg në profilin zyrtar në Twitter.

Lewandowski shënoi plot 23 gola në 19 paraqitje ndaj Augsburgut, dhe me sa duket klubi gjerman pati të drejtë për një reagim të tillë.

/GazetaSinjaliSport/